Sylvinho ndalon në Romë, takon Hysajn, afron grumbullimi i parë

Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon turin e takimeve me futbollistët shqiptarë në Europë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars.

Ndalesa e rradhës për trajnerin Silvinjo dhe asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishte Roma, ku takuan Elseid Hysaj. Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.

Trajneri Silvinjo dhe asistentët e tij do të vazhdojnë takimet me lojtarët shqiptarë përgjatë muajit shkurt, ndërkohë që paralelisht vijojnë me përgatitjen teknike të ndeshjeve kualifikuese.


Shtuar 8.02.2025 23:32

Tags: ,