Pas humbjes 2-0 me Çekinë, rrajneri i Shqipërisë Sylvinho foli për mediat, ku fjalën e tij, trajneri kuqezi e pranoi superioritetin e kundërshtarit, ndërsa tha që pret shpejt reagim nga skuadra.
“Një humbje është humbje dhe nuk të vjen mirë. Nuk jemi më skuadër që humbet me shumë gola. Nuk pati mungesë entuziazmi, por ishte skuadra kundërshtare që priste 13 muaj për 1 fitore dhe ishin shumë të motivuar sidomos për humbjen 3-0 në Tiranë.
Duhet të përmirësohemi pasi tani Shqipëria studiohet nga të tjerët dhe nuk është më një ekip që kalohet lehtësisht. Nuk është çështje taktike, por mendoj që realisht na kanë studiuar.
Nesër mendojmë për Gjeorgjinë pasi është një transfertë e vështirë. Sot patëm raste me Dakun, Asanin, Laçin, Asllanin. Çekët ishin të motivuar dhe dukej sikur po luanin me Brazilin. Duhet të përmirësohemi e të marrim ndeshje pas ndeshje.
Kjo është një element krenarie që kundërshtari na studion dhe mendon se mund t’i mundë Shqipëria. Kjo është edhe reflektim për të përmirësuar e për t’i bërë ballë.
Dy gola nga krahët? Nuk është e lehtë të luash me Çekinë, ekip shumë i fortë. Të tjerët na perceptojmë si një ekip i fortë dhe duhet të kenë kujdes. Kjo do të thotë që ne duhet të përmirësohemi”, tha Sylvinho.