Interi ka barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Spezias me rezultat 1-1.
Ky ishte barazim i dytë i skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte në Serie A, fillimisht ndaj Napolit dhe tani edhe ndaj Spezias.
Pas ndeshjes, Conte reagoi mbi krijimin e Superligës, duke thënë: “Së pari, sporti duhet të jetë gjithmonë meritokratik. Por UEFA organizon të gjitha garat dhe rezervon vetëm një pjesë të vogël të parave për klubet”.
Ai tutje thotë: “Klubet duhet të shpërblehen në mënyrë më të përshtatshme. UEFA nuk investon asgjë, klubet po”.
Superliga, e cila ishte themeluar nga 12 klube, për momentin është suspenduar dhe nuk dihet e ardhmja e saj.