SPAK nisi hetimet për bllokimin e pagave të magjistratëve, merret në pyetje Drejtoresha e Thesarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi nisi hetimet, ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se marrja në pyetje nga nisur me shefen e Thesarit. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.

Të lidhura

None found

Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anuluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.

Hetimi lidhet me kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të zbardhë rrethanat që kanë çuar në mosdhënien e pagave dhe të identifikojë personin ose personat përgjegjës për vendimmarrjen, përcjelljen apo zbatimin e saj. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.


Shtuar 18.09.2026 09:56

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş