Seanca e djeshme parlamentare, pas rikthimit të kryeministrit Rama, u shoqërua me debate të forta dhe akuza nga Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Duke iu referuar Belinda Ballukut, Bardhi tha se Rama fillimisht kishte deklaruar se ajo nuk kishte kryer korrupsion, ndërsa më vonë, sipas tij, u zbuluan dy vila.
Të lidhura
None found
“Ku e ke sonte Belinda Ballukun? Ti the se Belinda Balluku nuk ka bërë korrupsion, por asaj iu gjetën dy vila. Ku ndodhet sot, në cilën prej tyre? Apo nuk shkon dot sepse SPAK-u ia ka sekuestruar?
Ku po fle sonte, në Dhërmi apo në vilën në Palasë? Ti flet për kushtetutshmëri, por çfarë njeh ti nga Kushtetuta? Çfarë shteti njeh? Ti njeh vetëm shtetin e oborrit tënd privat”, deklaroi ndër të tjera Bardhi.
