Skuadra e Chelsea ka arritur të marrë tre pikë përballë Norwich në javën e 9 të Premier League. “Blutë” ishin të papërmbajtshëm duke fituar me rezultatin e thellë, 7-0.
Mason Mount shkëlqeu në këtë takim duke realizuar tripletë. Golat e tjerë të sfidës u shënuan nga Hudson, James, Chilwell, dhe autogol nga Aarons.
Me këtë fitore skuadra e Tuchel vazhdon të kryesojë kampionatin me 22 pikë, ndërsa Norëich “zhytet” në fundin e tabelës me vetëm dy pikë. /albeu.com