Endri Çekiçi ka arritur të shënojë gol në kampionatin Turk, në ndeshjen mes Kanyaspor dhe Atalyaspor, takim i vlefshëm për javën e 17-të.
Sulmuesi shqiptarë shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes 92’, një gol spektakolar që i dha 3 pikë shumë të rëndësishme Konyaspor, me sfidën që përfundoi me shifrat 1-0.
Një goditje e zgjuar që e çoi topin në cepin e portës, e bëri të pavlefshme hedhjen e portierit kundërshtar duke e parë topin të ndalej në rrjetë. Ai festoi duke hequr fanellën, çka bëri të ndëshkohej edhe me karton të verdhë.
Në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyçi.
GOL | Konyaspor 1-0 Antalyaspor
⚽️ 90+2′ Endri Çekiçi
Maç Linki, anlık goller ve Önemli pozisyonlar için: @GoalHubTR pic.twitter.com/SGx5e6cPZP
— Anlik goller (@Anlikgoller16) December 18, 2021
Me fitoren e sotme Kanyaspor arrin 33 pikë duke blinduar kështu vendin e dytë, në tabelën e klasifikimit.