Skuadra ku aktivizohen 3 futbollistë shqiptarë, Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Lirim Kastrati, nuk e ka nisur mirë kampionatin këtë sezon, teksa po vuan mungesën e rezultateve javë pas jave.
Por një ngjaje e rëndë ka ndodhur me autobusin e skuadrës, i cili është sulmuar nga tifozët e Legias.
Siç rapotojnë mediat polake, rezultatet negativë të marra nga skuadra këtë sezon kanë acaruar tej mase tifozët të cilët nuk kanë mundur ta përballojnë humbjet. Disa persona kanë sulmuar trajnerin Ojrzynski si dhe dy lojtarë Emreli dhe Luquin.
Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje, ku ka gjetur të dhunuar pjrstarë të skuadrës dhe ka nisur menjëherë hetimet.
Akoma nuk ka informacion nëse nga kjo ngjarje janë prekur edhe lojtarët shqiptarë apo jo./h.ll/albeu.com