Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po zhvillohen sot në Serbi, ndërsa qytetarët po votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.
Në Preshevë, qytetarët shqiptarë po marrin pjesë në procesin e votimit në qendrat e përcaktuara.
Të lidhura
None found
Disa votues janë paraqitur në shkollën “Ibrahim Kelmendi” për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në fletëvotime janë gjithsej 18 lista zgjedhore.
Këto janë zgjedhjet e para në Serbi ku shqiptarët garojnë përmes një liste të përbashkët zgjedhore.






