Pablo Mari, lojtari spanjoll i Monza, i cili dje u godit me thikë bashkë me disa persona të tjerë në supermarketin e një qendre tregtare në Assago, në rrethinat e Milanos, do t’i nënshtrohet një operacioni sot gjatë ditës.
Lojtari i cili është jashtë rrezikut për jetën, e kaloi natën në spitalin Niguarda, ku u shtrua pasi u godit me thikë në shpinë teksa bënte pazar me gruan dhe djalin e tij, nga një 46-vjeçar me probleme mendore.
“Sot pata fat sepse nuk vdiqa. Pashë një person të vdiste para meje. Isha brenda supermarketit me karrocën dhe fëmijën tim brenda, u godita nga pas me thikë, ndjeva dhimbje torturuese në shpinë. Pas kësaj pashë këtë burrë të godiste një person me thikë në fyt, përpara meje”, është shprehur lojtari.
Një nga pesë të plagosurit, një punonjës 30-vjeçar i Carrefour me origjinë nga Amerika e Jugut, ka ndërruar jetë./ h.ll/albeu.com