Pas urdhrit të policisë, rreth 200 qytetarë tërhiqen nga Gjykata Speciale dhe mblidhen në Parkun Malieveld

Pas një urdhri nga uniformat holandeze, grupi prej rreth 200 personash që kishte zënë pozicion përpara Gjykatës Speciale në Hagë u shpërnda dhe u zhvendos në Parkun Malieveld.

Të lidhura

None found

Në këtë hapësirë të gjelbër është montuar një ekran gjigant, në mënyrë që të pranishmit të mund të ndjekin shpalljen e aktgjykimit për katër ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet holandeze u kishin bërë thirrje të gjithë të mbledhurve që të largoheshin menjëherë nga sheshi përballë ndërtesës së gjykatës, në prag të leximit të vendimit për të akuzuarit.

Atyre iu bë e qartë se, në të kundërt, do të përballej me ndërhyrje fizike nga ana e forcave të rendit.

“Urdhër nga policia që të largoheni nga godina e tribunalit. Në rast se nuk bindeni, do të jemi të shtrënguar të përdorim forcën ndaj jush”, ishte mesazhi i përcjellë nga ana e tyre.

Seanca ku pritet të bëhet i ditur vendimi do të hapet në orën 10:00 paradite.


Shtuar 16.09.2026 10:20

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel