Në Negroc, fshati ku u lind Jakup Krasniqi, të afërmit, ish-bashkëluftëtarët dhe banorët vendas janë mbledhur në pritje të vendimit përfundimtar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata shprehin bindje të plotë për pafajësinë e tij, si dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Të lidhura
None found
Avdyl Krasniqi, vëllai i të akuzuarit, nënvizon karakterin e pacënuar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mungesën e çdo argumenti për dënim. Sipas tij, gjykimi nuk ka treguar peshën e duhur dhe vetë dëshmitarët nuk kanë qenë të besueshëm, por familja ruan shpresën se trupi gjykues do t’i përmbahet provave konkrete për të nxjerrë një aktgjykim të merituar.
“Ata e kanë përmbushur me kohë detyrën njerëzore ndaj Kosovës dhe popullit të vet,” u shpreh ai. “Procesi gjyqësor nuk ka qenë fort i mirëfilltë, ngase edhe dëshmitarët kanë lënë për të dëshiruar, megjithatë ne besojmë se gjykata do të orientohet nga faktet dhe do të vendosë drejtë. Nuk ekziston asnjë motiv për t’i dënuar, sepse krimet monstruoze janë kryer nga Serbia.”
