Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një mesazhi nga rruga drejt Hagës, Lapaj e ka cilësuar këtë ditë si të rëndësishme për shqiptarët, ndërsa ka shprehur urimin që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpitë e tyre.

Të lidhura

None found

“Mirëmëngjes. Jam rrugës për në Hagë. Sot është një ditë e shenjtë për popullin tonë, për luftën e shenjtë të UÇK-së, që i doli zot tokës sonë”, shprehet Lapaj.

Ai ka kujtuar luftën në Kosovë dhe viktimat e saj, duke e cilësuar rezistencën e shqiptarëve si faktor vendimtar në përfundimin e asaj periudhe.

“Një popull që u masakrua nga populli serb. Një histori e trishtë që u shkatërrua dhe iu dha fund falë rezistencës së shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

Në fund, Lapaj ka shprehur urimin që vendimi i sotëm të pasohet me rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Uroj që sot ata të kthehen në shtëpi dhe të kthehet në festë në Prishtinë dhe në të gjitha viset shqiptare”, tha Lapaj.


Shtuar 16.09.2026 09:29

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel