Bayern Munich gjatë kësaj merkatoje po punon fort edhe për rinovimin e kontratave të lojtarëve aktualë që konsiderohen të rëndësishëm për skuadrën.
Klubi ka hedhur prej kohësh propozimin e tij në tryezë për pesë vitet e ardhshme për Niklas Sules, por ende nuk e ka marrë po-në e mbrojtësit. Pavarësisht kësaj, klubi bavarez nuk i vendosi ultimatum lojtarit, siç ndodhi një vit më parë në Alaba.
Nëse lojtari nuk rinovon klubi bavarez ka gati edhe dy alternativa që mund t’i transferojë gjatë merkatos së verës. Siç raportohet nga “Kicker.de” bëhet fjalë për mbrojtësit e Chelsea, Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger.
Të dy lojtarët do të tentohen të afrohen gjatë merkatos së verës, ku mbrojtësit pëlqehen shumë nga drejtuesit e Bayern Munich./ h.ll/albeu.com