Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se Real Madridi po mendon të vërë në zbatim klauzolën për riblerjen e Nico Paz nga Como, për ta nxjerrë më pas në shitje me synimin që të përfitojë sa më shumë financiarisht.
E ardhmja e 21-vjeçarit te Como, në gjendjen aktuale, duket vështirë të vazhdojë, ndërsa Liga Premier përmendet si alternativa më e mundshme për hapin e tij të ardhshëm.
Të lidhura
None found
Sipas raportimit, Paz nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos për edicionin e ardhshëm, ndërsa Real Madridi është i gatshëm të heqë dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat mbi të.
Klubi madrilen nuk është i kënaqur me mundësinë që lojtari të qëndrojë edhe një vit tjetër te Como dhe po ushtron presion ndaj klubit italian që të paguajë 60 milionë euro për ta bërë përfundimtar transferimin e tij.
Nga ana tjetër, ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas nuk synon të paguajë një shumë kaq të lartë për futbollistin argjentinas, por javën e ardhshme do të vijojë negociatat me Real Madridin në kërkim të një zgjidhjeje.
Për shkak se Real Madridi mban kontroll të plotë mbi të drejtat e tij, Paz nuk ka shumë hapësirë për të vendosur vetë për të ardhmen.
Klauzola e riblerjes së tij, e cila kap vlerën e 10 milionë eurove, përfundon në fund të muajit, ndërsa nga shitja e tij Los Blancos pritet të arkëtojnë të paktën 50 milionë euro.
