Sir Lewis Hamilton ka marrë edhe zyrtarisht urdherin kalorsiak në Kështjellën Windsot.
Shtatë herë kampioni i botës në F1 mori titullin e tij duke qenë kështu në listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2021.
Hamilton e merr këtë titull, pasi arriti që të barazonte rekordin e gjermanit Michael Schumaher me 7 tituj botëror në F1.
Piloti i Mercedes e humbi garën për titullin e tetë, rrjedhimisht mundsinë për të vendosur rekordin e tij në garën e Abu Dhabi pasi Max Verstappen e mposhti atë në një garë të kontestueshme për kah mbarëvajtja.
Por, Hamilton do të kthehet sërish vitin e ardhshëm në tentim për ta thyer rekordin e tij me shokun e ri të skuadrës George Russell.
Hamilton bëhet piloti i katërt pas Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham që merr titullin kalorës