Biletat për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, që do të luhet më 24 shtator 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, tashmë janë nxjerrë në shitje.
Të lidhura
None found
Ndeshja e Ligës së Kombeve është planifikuar të fillojë në orën 20:45, ndërsa tifozët mund t’i sigurojnë biletat përmes platformës zyrtare online.
Tarifat ndryshojnë në varësi të sektorit. Një biletë për tribunat Veri dhe Jug kushton 20 euro, për Lindjen 30 euro dhe për Perëndimin 50 euro. Çmimi për sektorin VIP është 150 euro.
Kosova do t’i zhvillojë dy takime në shtëpi dhe dy të tjera në udhëtim gjatë muajve shtator dhe janar.
