Struga e Shpëtim Duros nuk ia del, eleminohet nga Conference League

Struga duhet të provojë përsëri për të shkuar në grupet e Conference League. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro u eliminua në fazën e Play Off nga islandezët e Breidablik.

Takimi i parë në Strugë kishte përfunduar 1-0 për ekipin e Oskar Hrafn Thorvaldsson , ndërsa sfida sonte në Kópavogsvöllur (Kópavogur) u mbyll 1-0 për vendasit.

Goli erdhi shumë shpejt, që në minutën e 3-të me Viktor Karl Einarsson. Kështu, Breidablik shkon në grupet e Conference League me shpresën për të dhuruar paraqitje dinjitoze, ndërsa Struga duhet të kënaqet me rrugëtimin deri tani.


Shtuar 31.08.2023 20:47