Strakosha bie në radarët e klubit të madh Italian

Thomas Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion në fund të këtij sezoni, pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Portieri i kombëtares shqiptare largohet me parametra zero dhe shpesh ka pasur zëra për klube të Premier League të interesuara për shërbimet e tij.

Së fundmi nga Italia ka lajme të reja. Napoli është klubi që po mendon ta transferojë Strakoshën, i cili kohët e fundit edhe po luan te Lazio.

Portieri pa diskutim është një okazion për shumë klube, pasi është një portier që numëron një numër të madh ndeshjesh në Serie A dhe kupat e Evropës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.02.2022 15:36