E ardhmja e Luis Alberto duket larg Lazios, Sevilla dhe Milan studiojnë situatën

“La Gazzetta dello Sport” flet për të ardhmen e Luis Albertos.

Në fund të vitit Lazio do të sakrifikojë një lojtar të madh, ate ose Milinkovic-Savic. Interesi i Sevillas ka qënë konstant vitet e fundit dhe shumë shpejt mund të kthehet në aktualitet.

Por magjia e Luis Albertos po tërheq interes edhe në Itali. Milani mund ta përfshijë në listën e blerjeve për verën që vjen. Klubi romak e vlerëson 30 deri në 35 milionë euro, një shifër jo e vogël por as e pamundur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.04.2022 09:58