Sterling ka refuzuar një ofertë faraonike nga Arabia

Raheem Sterling, sulmuesi i Chelsea, i cili u huazua te Arsenali në orët e fundit të afatit kalimtar, hoqi dorë nga një mal me para nga Arabia Saudite për të qëndruar sërish në Premier League.

Në fakt, sipas asaj që raportoi Mirror, sauditët i kishin ofruar lojtarit një pagë prej 40 milionë euro në sezon.

Kështu, pas Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, ‘turi’ i emrave të mëdhenj anglezë vazhdon edhe për Raheem Sterling, i cili i spastruar nga Enzo Maresca, gjeti një pozicion te Topçinjtë në momentin e fundit të merkatos.


Shtuar 1.09.2024 18:01