Al Nassr e hapi në mënyrën më të keqe fazën e Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi u mund 4-0 në Abu Dhabi nga Al Ain.
Vendasit diktuan ritmin e sfidës dhe kaluan në epërsi në minutën e 25-të. Pjesa e dytë u shndërrua më pas në një makth për skuadrën e Cristiano Ronaldos.
Të lidhura
None found
Al Ain shënoi edhe tre herë të tjera pas pushimit, duke vulosur një triumf bindës me rezultatin 4-0.
Kjo ishte një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit për Cristiano Ronaldon, ndërsa zhgënjimi i tij u shtua edhe nga disa episode që u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale.
Portugezi shfaqi irritim dhe frustrim në disa momente të takimit. Vëmendjen më të madhe e mori përplasja e tij me një futbollist të Al Ain.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ronaldo shihet teksa bën një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, ndonëse lojtari i Al Ain nuk dukej se e kishte provokuar 41-vjeçarin.
Atmosfera e tensionuar ishte ndier që përpara nisjes së ndeshjes. Mbështetësit e Al Ain brohoritën emrin e Lionel Messit, rivalit të përhershëm të Ronaldos, ndërsa ky i fundit u përgjigj me duartrokitje ironike.
Në përfundim, gjithçka shkoi keq për Ronaldon dhe Al Nassr, që e nisën pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë me humbjen e rëndë 4-0.
