Në Mynih luhet gjysmëfinalja e pare e Europianit mes Spanjës dhe Francës një tjetër finle e parkohshme mes dy skudrave pretende për trofeun e këtij edicioni. Spanja edhe me shuumë element të rinj është e vetmja skuadër që ka fituar pesë ndeshje në këtë Europian, ndërkohë që Franca edhe pse me emra të mëdhej dhe në letër një skuadër e madhe, por që është kualifikuar deri këtu vetëm me penallti pa asnjë aksion goli.
Pas një fillimi të vrrullshëm të Spanjës është Fraca ajo që kalon në avantazh në minutën e 9-të. Asist i Mbappe dhe godija e Kolo Muani.
Ndërkohë atëherë kur më pak pritej, Lami Yamal bën të pabesueshmen, një supergol nga distanca çon shifrat në 1-1.
Por brenda 4 minutave Spanja e sheh veten në avantazh, një goditje e Olmos devijohet në portë nga mrojtësi Kounde i Francës.
Dhe me shifrat 2-1 në favor të Spanjës u mbyllën 45 minutat e para mjaft intensive dhe me shumë emocione e raste.