Skriniar nostalgjik për Conten: Unë luftova për t’u përshtatur me të, puna më përmirësoi

Si e përmirësoi Antonio Conte Milan Skriniar? Vetë mbrojtësi i Interit u përgjigj dhe foli për mikrofonat e DAZN.

“Për mua të luaja me tre ishte diçka e re, në fillim kam pasur vështirësi.

Edhe nëse kam dhënë gjithmonë maksimumin, kam pasur limite në atë rol. Puna me të dhe me stafin e tij më ndihmoi të përmirësohem.

Në kombëtare luaj me 4, tashmkë isha mësuar dhe nuk kam probleme. Me Conten u mësova të luaj me tre mbrojtësa, tani mund t’i bëj të dyja dhe është një gjë shumë e mirë”, u shpreh Skriniar./h.ll/albeu.com


Shtuar 28.09.2022 13:10