Banorët e Memaliajt, kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Tepelenën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po shqyrtoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.
Situata u tensionua kur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, mbërriti pranë godinës. Teksa po hynte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj tij për shkak të rolit si deputet socialist.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjes, një prej banorëve i hodhi ujë në fytyrë Braçes. Në vendngjarje ndodheshin edhe deputetë të opozitës, të cilët ndërhynë për të qetësuar situatën.
