Reagimi i trajnerit portugez Fernando Santos pas fishkëllimës së gjyqtarit e përshkruan më së miri gjendjen e tij në fund të ndeshjes me Turqinë në gjysmëfinalen e play-off-it.
Sapo mbaroi ndeshja, ai nxori një puro por shpejt e kuptoi se nuk duhej ta ndezte në fushë, ndaj e hoqi. Ishte një skenë jashtëzakonisht qesharake dhe simpatike, si kur një adoleshent fshihet nga prindërit që nuk dinë të pinë duhan.
Kjo nuk është hera e parë që trajneri portugez shihet me puro në stadium, pasi ka ndezur puro në stërvitjen e kombëtares portugeze para ndeshjes me Serbinë në Beograd.
Në ndeshjen finale për Botërorin, portugezët do të përballen me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, e cila mposhti Italinë në Palermo me rezultat minimal 0-1. /albeu.com/
Fernando Santos mais sorte que juízo. E no final, puxa de um belo cigarro ? Viva Portugal ?? pic.twitter.com/4Mw1q8NfNF
— André De Nero (@AndreDeNero) March 24, 2022