PISA 2025: Nxënësit e Maqedonisë së Veriut vijojnë të renditen nën mesataren ndërkombëtare

Të dhënat e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA, tregojnë se 15-vjeçarët në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rezultate më të ulëta se mesatarja e vendeve të zhvilluara në matematikë, lexim dhe shkencë. Rezultati mesatar në matematikë ishte 369 pikë, ndërsa në lexim nxënësit morën 342 pikë. Në shkencë, fusha kryesore e vlerësimit për këtë cikël, rezultati mesatar arriti në 378 pikë.

Të lidhura

None found

Vetëm 32 për qind e nxënësve në vend kanë kapërcyer nivelin bazë të njohurive në matematikë. Në lexim, këtë nivel e kanë arritur 26 për qind e tyre, ndërsa në shkencë niveli minimal i kompetencës është përmbushur nga rreth 36 për qind e nxënësve.

Rezultatet e PISA-s për vitin 2025 pasqyrojnë një rënie të ndjeshme të performancës në lexim dhe matematikë në nivel global.

Renditjen e leximit e kryesojnë gjashtë vende aziatike, mes tyre Singapori, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani. Gjermania ndodhet në vendin e 23-të, pak mbi mesataren, ndërsa SHBA-të renditen të 13-at, Polonia e 14-ta dhe Turqia e 16-ta. Në matematikë, Gjermania është në vendin e 26-të, nën mesataren dhe vetëm një pozicion mbi SHBA-në. Shtatë vendet e para në këtë fushë janë aziatike, ndërsa Estonia renditet e 8-ta.

Në shkencat natyrore, Gjermania është renditur e 23-ta, me një rezultat vetëm 2 pikë mbi mesataren. Turqia ka shënuar përmirësim të konsiderueshëm dhe zë vendin e 19-të, duke regjistruar një rritje prej 18 pikësh në krahasim me studimin e vitit 2022.

Rezultatet tregojnë se nxënësit kanë vështirësi në interpretimin e të dhënave të thjeshta dhe në kuptimin e grafikëve në fushën e shkencës. Në lexim, problemi lidhet me nxjerrjen e informacionit edhe nga tekste të thjeshta. Ndërsa në matematikë, ata hasin vështirësi për të kuptuar lidhjen mes njësive dhe çmimit, një aftësi bazë për blerjen e ushqimeve.

Autorët e studimit e lidhin këtë rënie, ndër të tjera, me mbylljen e shkollave gjatë pandemisë së virusit COVID-19. Sipas tyre, ndikim ka pasur edhe inteligjenca artificiale, e cila është shndërruar në një faktor shpërqendrimi dixhital, si dhe mungesa gjithnjë e më e madhe e interesit të nxënësve për leximin e librave.

PISA u zhvillua për herë të parë në vitin 2000 dhe konsiderohet matësi më me ndikim në botë për vlerësimin e performancës arsimore./Alsat/


Shtuar 8.09.2026 15:50

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş