Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, zhvilloi të martën një takim me shefin e sapoemëruar të EULEX-it, Antero Lopes.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit të parë njohës, palët diskutuan për çështje me interes të përbashkët, duke u ndalur te puna, prioritetet dhe sfidat e Prokurorisë Speciale. Në bisedë u nënvizua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e sundimit të ligjit.
Antero Lopes deklaroi se misioni evropian do të vijojë të mbështesë punën dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
