Formacionet startuese të Drenicës dhe Prishtinës për ndeshjen e javës së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës janë bërë publike.
Të lidhura
None found
Përballja do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu”, ku Drenica do të presë Prishtinën nga ora 16:00.
Skuadra e drejtuar nga Jeton Mehmeti vjen në këtë takim me një humbje dhe tri barazime në katër javët e para. Drenicasit synojnë triumfin e parë të sezonit, në një ndeshje që do ta zhvillojnë para mbështetësve të tyre.
Prishtina, në krahun tjetër, ka regjistruar tri fitore në po aq ndeshje dhe kërkon të vazhdojë me suksesin e katërt radhazi. Ekipi i Orges Shehit synon ta ruajë ecurinë perfekte dhe të dëshmojë ambiciet për titull këtë sezon.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet më të mira në dispozicion për ta nisur takimin.
Drenica: Ymeri; Lushtaku, A.Veliqi, Qaqi, Musaj; Kote, Dervishaj; Vojvoda, Hamiti, E.Veliqi; Mehmeti;
Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Zeqiri, Llugiqi; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu;
