S’kanë fund krizat mes Wanda Narës dhe Icardit, futbollisti nuk i jep fund tradhtisë me aktoren (FOTO LAJM)

Armëpushimi mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket se nuk ka zgjatur as një javë.

Olé, gazeta argjentinase ka nxjerrë në pah disa të dhëna për një ndarje të re janë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe, në këtë pikë, duket se nuk ka më vend për rikthim.

Wanda Nara ka vendosur të fshijë postin e paqes që bëri shtatë ditë më parë me puthjen dhe deklaratën se kishin zgjedhur sërish njëri-tjetrin.

Më pas ajo u largua nga Parisi, pa fëmijë, duke fluturuar për në Milano pasi kaloi Halloween me sulmuesin e PSG-së.

Më tej, gazetarja Yanina Latorre e LAM-it siguron se mesazhet mes sulmuesit dhe China Suarez kanë vazhduar edhe pas skandalit./albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 09:55