“Sjellje e papranueshme, do të flas me Laporta”, Salihamidzic kundër Lewandwoskit

Shkëndijat mes barcelonës dhe Bayern Munich nuk shuhen pas transferimit të trazuar të Robert Lewandowski te spanjollët.

Në orët e fundit radha ishte e Hasan Salihamidzic, drejtori sportive i bavarezëve, i cili në “Bild Tv” ishte në gjendje të komentonte sjelljen e mbajtur në javët para mbylljes së marrëveshjes nga qendërsulmuesi polak.

“Babai më ka mësuar se duhet të dalësh pa e përplasur kurrë derën, dhe në vend të kësaj kam përshtypjen se Roberti e ka bërë.”

Sulmuesi polak në fakt ka thënë se klubi gjerman kishte bërë gjithcka për të gjetur një pretekst për ta shitur.

“Është diçka që Bayern nuk mund ta pranojë. Do të flas me Laportën sapo ta shoh”, është shprehur drejtori i klubit gjerman,./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 19:16