Eliminimi nga Champions dhe situata aspak e mirë në kampionat, kanë krijuar një klimë mjaft të tensionuar me, Pirlon dhe Ronaldon që janë vendosur në qendër të kritikave.
Dyshja po ashtu është e lidhur edhe me një largim të mundshsëm në fund të sezonit.
Por, mesa duket të dy do mbesin në Torino edhe për edicionin tjetërKëtë e ka konfirmuar zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved për DAZN.
“Cristiano Ronaldo do qëndrojë te Juventusi, është i paprekshëm”.
“Gjithashtu, Andrea Pirlo do jetë trajneri ynë edhe në edicionin tjetër”, tha ai.
“Bianconerët” këtë sezon iu ka mbetur vetëm që të fitojnë Kupën e Italisë, ngase janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa janë 10 pikë prapa Interit në Seria A./albeu.com/