Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes me të kuq, por asryeja nuk dihej përse.
Suedezi ishte duke ecur në mesin e fushës kur po ndodhte një duel ndërmjet lojtarit të Parmas dhe Calhanoglut.
Por si duket, Ibrahimovic duhet ti ketë thënë diçka gjyqtarit, pasi ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli u pyet për veprimin e gjyqtarit dhe për atë se çfarë kishte ndodhur.
“Sapo kam folur me Zlatanin, ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj tij dhe mbi të gjitha nuk e ka fyer”, tha ai.
“Vendimi i gjyqtarit? Mua Zlatani më tha që i kishte thënë këto fjali ‘Vërtetë që nuk të interesojnë ato çfarë them unë?’”, tha Pioli.
“Më vjen keq sepse në ndeshje kishte akoma situata të rrezikshme dhe ky rast e ndryshoi takimin”, përfundoi Stefano Pioli.