Gjithçka e përfunduar, Ibra nënshkruan me Milanin sonte ose nesër

Sipas “Sky Sport Italia”, ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic do nënshkruajë kontratën e re sonte (e enjte) ose nesër.

Suedezi ka arritur marrëveshje me “Rossonerët’ për një tjetër sezon, që pritet të bëhet zyrtare në orët në vijim.

Ose sonte në mbrëmje ose nesër, marrëveshja do bëhet zyrtare nga Milani.

Zlatan që ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Seria A këtë edicion, thuhet se i janë ofruar 6.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

39-vjeçari dje mungoi në humbjen ndaj Sassuolos dhe ishte ndeshja e 16-të që mungon këtë edicion shkaku i lëndimeve.


Shtuar 22.04.2021 15:46