I akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, ish-futbollisti i Premier League dënohet me 11 vite burg

Ish-mesfushori i Southampton, Jhon Viafara është dënuar me 11 vjet burg për kontrabandë të kokainës në SHBA.

Kolumbiani u dërgua në një gjykatë federale në Teksas.

42-vjeçari, i cili bëri 83 paraqitje për “Shenjtorë”t midis 2006-08 , u ekstradua në SH.B.A. në Janar 2020.

Në nëntor, ish-mesfushori u deklarua fajtor për komplot për të importuar 5 kg ose më shumë kokainë në vend.

Futbollisti në pension u akuzua si mbreti në një operacion që përdori anije me shpejtësi dhe aeroplanë të vegjël për të dërguar lenden narkotike në Amerikë nga Kolumbia përmes Meksikës. /albeu.com/

 

Shtuar 4.04.2021 11:04