Rikthehet bora: Valbona dhe Kukësi “vishen” me të bardha (FOTO LAJM)

Ulja e temperaturave ka sjellë jo vetëm reshje shiu, por edhe bore në verilindje të vendit.

Qarkut Kukësit në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, është përfshirë nga reshje bore. Lartësia e borës në pikat dominante si Valbona është 25 cm, në Qafë Luzhë, 20 cm, Qafë Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30cm, Kolosjan 10cm e Shishtavec 30 cm. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme normalisht. Po ashtu edhe në Bashkitë Kukës, Tropojë e Has aktualisht nuk kanë probleme.

PE bllokuar është Njësia Administrative Arrën ku lartësia borës ka shkuar në 30 cm. Ndërsa, energjia elektrike mungon në lagjet numër 5 dhe 6 të Kukësit, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukës.

Shtuar 4.04.2021 11:04

Tags: ,