Diego Simeone duket se mund të shkarkohet nga klubi spanjoll për shkak të rezultateve të dobëta këto kohët e fundit.
Sipas asaj që raporton media spanjolle “AS”, Mauricio Pochettino bashkë me Luis Enrique janë dy kandidatët seriozë për të zëvendësuar argjentinasin te Atletico Madrid.
Atletico Madrid aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 24 pikë, 13 pikë më pak se Barcelona e cila është kryesuese. Pesë ndeshjet e fundit të klubit spanjoll janë një fitore, dy barazime dhe dy humbje./ h.ll/albeu.com