Shtohet frika te Interi, tjetër rast pozitiv me Covid-19

Në testimin e sotëm ka rezultuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në kampin e Interit.

Pas rezultimeve të disa futbollsitëve dhe stafit, tani frika më e madhe se virusi është shpërndarë mund të quhet reale.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, në testimin e sotshëm ka rezultuar edhe një rast pozitiv.

Fjala bëhet për një anëtar të stafit të “Nerazzurrëve” dhe jo për lojtarët.

Tani, lojtarët italianë tek Interi mund të nisen për të përfaqësuar Italinë në nivelin Kombëtar dhe Conte mund të fillojë stërvitjen me skuadrën.

 


Shtuar 22.03.2021 13:45