Shqiptari me plis në kokë i ulur pranë tyre, momenti kur serbët “i qahen” sigurimit bëhet viral (VIDEO)

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në kuadër të xhiros së tretë të fazës së gurpeve të Botërorit u mbyll me fitoren e Zvicrës, e cila kështu kalon në fazën e 1/16, ndërsa serbët kthehen në shtëpi.

Përpos futbollit të luajtur, kjo ndeshja pasur shumë situata në fushë dhe në shkallët e stadiumit, ku padyshim shkak ka qenë nacionaliteti.

Serbët nuk donin të shihnin asgjë që kishte lidhje me Kosovën apo Shqipërinë në stadium, e sapo shikonin diçka i shkonin me vrap sigurimet duke “iu qarë”.

Pas tifozes shqiptare e cila bëri shqiponjën teksa sigurimi po i ndryshonte vendi, për shkak se gjestet e saj nuk i pelqenin tifozët serb, një tjetër video u bë virale.

Këtë herë serbët nuk durojnë tifozin shqiptar që ishte ulur pranë tyre dhe kishte vendosur një plis në kokë.

Sërish ata ankohen te sigurimi me “mllef” të madh, e këta të fundit sërish detyrohen që t’i ndryshojnë vendin shqiptarit./albeu.com