Shqipëria pëson disfatë në Pragë përballë Çekisë

Shqipëria ka humbur ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në Pragë përballë Republikës Çeke me rezultatin 2-0.

Një Shqipëri pa shumë ide ishte ajo që u hodh në fushën e lojës, e cila pësoi gol që në minutën e 3’ me anë të Chory, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes. Kuqezinjtë e Sylvinhos provuan, por çekët patën disa raste më të pastra për të shënuar golin e dytë.

Në pjesën e dytë të sfidës, Kombëtarja jonë ishte disi më e organizuar dhe u hodh në kërkim për golin e dytë, por çdo gjë u shkatërrua nga një tjetër përgjumje e mbrojtjes, me Chory që kërceu mbi të gjithë dhe shënoi golin e dytë të takimit.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Shqipërinë, pas asaj me Gjeorgjinë në Tiranë, teksa gjërat bëhen më të vështira në Grupin B1, aty ku ndodhemi në vendin e tretë me tre pikë.

REZULTATI:

REP. ÇEKE 2-0 SHQIPËRI

Chory 3′, 63′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Çekisë 2-0!

90+2′ Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Cerv dhe Sulc, në vendet e tyre futen Kral dhe Cvancara.

90+1′ Hlozek provon nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Muçi.

87′ Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Provod, në vendet e tyre futen Kuchta dhe Lingr.

83′ Hlozek ndalon në mënyrë të parregullt Mitajn dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Tuci provon nga distanca, me Kovar që e ndal me duar topin.

79′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Seferi.

76′ Asllani provon me një gjuajtje nga distanca, por Kovar arrin ta devijojë dhe e çon në këndore.

69′ Zëvendësim te Çekia. Largohet Cerny dhe në vendin e tij futet Hlozek.

65′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Daku dhe Asani, në vendet e tyre futen Tuci dhe Hoxha.

63′ GOL REP. ÇEKE 2-0/ Pas një krosimi në zonë, Chory godet me kokë dhe shënon sërish. (VIDEO)

52′ Jasirt Asani merr një top në mesfushë dhe avancon drejt zonës, duke goditur me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Sylvinho ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

44′ Daku shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ Chory godet nga shumë afër portës, por topi shkon mbi kuadrat.

38′ Cerny provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

36′ Laçi provon të pasojë për Asllanin, por topi shkon në duart e Kovar.

24′ Bajrami provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

22′ Asani hedh një krosim në zonë drejt Asllanit, por topi shkon në duart e Kovar.

18′ Provod tenton me një gjuajtje nga distanca, por Strakosha arrin të shpëtojë portën.

3′ GOL REP. ÇEKE 1-0/ Chory merr një top në zonë dhe me të djathtën godet për ta çuar në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “EPET Arena”!


Shtuar 11.10.2024 22:53