Mjeku i njohur Erion Dasho, teksa ishte i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së salmonelës në Shqipëri, mënyrat e transmetimit të saj dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit.
Sipas Dashos, garantimi i higjienës në sektorin e gastronomisë është masa e parë dhe më e rëndësishme. Ai kërkoi që personeli të trajnohet detyrimisht për larjen korrekte të duarve, veçanërisht punonjësit e huaj që vijnë nga vende të Azisë, si India, apo zona të tjera.
Të lidhura
None found
Mishi i shpendëve, sidomos pula, dhe vezët konsiderohen ndër produktet me rrezikun më të madh, nëse nuk përgatiten siç duhet.
Mjeku theksoi se ato duhet të zihen ose të piqen plotësisht, ndërsa shumë restorante kanë eliminuar nga recetat vezën e pagatuar për të shmangur praninë e bakterit.
Rreziku mund të fshihet edhe te frutat dhe perimet barishtore. Ekspertët shpjegojnë se këto produkte mund të ndoten nga përdorimi i plehut organik, ndaj para konsumimit nevojitet larje dhe pastrim i kujdesshëm.
