Një shtetas polak 27-vjeç është vënë në pranga në Krujë, pasi dyshohet se gjatë javës së fundit ka kryer tre vjedhje në hotele dhe lokale. Operacioni policor për arrestimin e tij u kodua “Çiklisti”.
I arrestuari është Tomasz Fortuna, banues në Angli. Sipas hetimeve, ai qarkullonte me biçikletë në qytetin e Krujës dhe dyshohet se ka vjedhur shuma parash, një aparat celular dhe sende të tjera.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan si prova materiale telefonin celular, një shumë parash dhe biçikletën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjeve.
Ndërkohë, vijojnë veprimet për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga 27-vjeçari.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
