Pas humbjes së ndeshjes së djeshme ndaj Argjentinës, Luka Modric shumë i revoltuar ka reaguar ndaj gjyqtarit Orsato.
Zemërimi ishte kryesisht për penalltinë që ai dha në favor të “Albiceleste” që lejoi Messin të hapte rezultatin. Livakovic u gjykua se kishte shkaktuar faull ndaj Julian Alvarez, por kroatët nuk ishin dakord.
Të lidhura
None found
“Është një moment kyç në lojë, ai nuk na jep një godtije këndu dhe u jep atyre një penallti, gjë që nuk mendoj se ishte, sepse ai përplase vet me portierin tonë.
Nuk mund ta besoj se ai e dha atë penallti. Kjo ndryshoi lojën. Unë kurrë nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos flas. Orsato është arbitri më i keq që njoh, jo vetëm për ndeshen e sotme. Ai më ka arbitruar shumë herë dhe unë kurrë nuk kam fiksuar diçka të mirë nga ai. Orsato është një fatkeqësi”, është shprehur Modric./h.ll/albeu.com
