Rasmus Hojlund është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të mirë të Manchester United, por veprimi i fundit i tij ka shkaktuar hatermbetje në klub.
Muajin e kaluar, Rasmus Hojlund u ul me Mark Goldbridge për një intervistë 15-minutëshe në kanalin YouTube të The United Stand.
Biseda ishte një hit masiv, duke tërhequr mbi 500,000 shikime dhe 2,000+ komente me sulmuesin që foli për jetën e tij në klub.
Megjithatë, sipas fanzines United We Stand, disa nga bashkëlojtarët e Hojlund në Old Trafford nuk ishin të kënaqur me faktin që ai foli me Goldbridge.
“Disa” njerëz i folën 21-vjeçarit për zhgënjimin e tyre, duke i thënë se “The United Stand” ishte ndërtuar mbi negativitet dhe masakrën e lojtarëve të United.
Goldbridge u përgjigj në Twitter: “Të gjithë në klub ishin të vetëdijshëm, lojtari dhe të tjerët po bënin media atë ditë, ne ishim atje gjithë mëngjesin. Nëse dikush donte ta ndalonte, mund ta bënte”, tha Goldbridge.
Reprezentuesi danez këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Djajve të kuq, teksa ka realizuar 13 gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/