Gol pas 35 sekondave, Hojlund thyen një rekord të Premier Ligës

Rasmus Hojlund thjesht nuk ndalet së shënuar në Ligën Premier me fanellën e Mancehster United.

Sulmuesi e ka hapur ndeshjen kundër Luton Town, duke arritur të përfitojë nga një gabim në mbrojtje, përpara se të mposhte portierin për të shënuar një gol të mrekullueshëm pas vetëm 35 sekondash.

Danezi dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë, duke e dërguar në rrjetë harkimin e Alejandro Garnacho.

Rasmus tani është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Ai e bëri këtë në moshën 21 vjeç, 14 ditë – duke e kaluar Joe Willock (21 vjeç, 272 ditë).

Hojlund i është bashkuar gjithashtu një “klubi të rrallë lojtarësh” të Man United që kanë shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Ligën Premier, duke u krahasuar me emra si Cristiano Ronaldo dhe Eric Cantona, që llogariten si legjenda të “Djajve të Kuq”. /Telegrafi/


Shtuar 18.02.2024 18:20