Shkëlqeu ndaj Uest Hemit, Broja sfidon Sitin e Guardiolës

Ditën e sotme Armando Broja me Sauthemptonin e tij do të përballet me kampionët në fuqi të Man. Sitit. Skuadra e sulmuesit tonë kërkon të përfitojë nga lodhja që mund të ketë kaluar ekipi i Guardiolës në fitoren 6-3 ndaj Lajpcigut.

Broja shpreson që ditën e sotme trajneri i Sauthemptonit t’i besojë më shumë minuta se ndeshja e kaluar ndaj Uest Hemit ku 20-vjeçari u aktivizua vetëm 15 minuta dhe krijoi dy raste për gol ku kujtojmë që në një rast ishte shtylla ajo që e ndaloi dhe në tjetrin ishte mbrojtësi i Uest Hemit që largoi topin në vijën fatale dhe i hoqi shqiptarit mundësinë e shënimit.


Shtuar 18.09.2021 13:03