Shkatërruan gjithçka në kryeqytetin italian, pse Roma dhe Feynoord urrehen kaq shumë? (VIDEO)

Finalja e Conference League ditën e nesërme në Tiranë pritet të jetë një ditë feste edhe pse autoritet vendase dhe ato italiane e holandeze që janë në Shqipëri i druhen një përplasje mes tifozëve.

Frika është e madhe pasi siç dihet ultrasit e Romës dhe të Feynoord janë kthyer në armiq të përbetuar prej vitesh.

Menjëherë në mëndje të vjen skena e vitit 2015, ky Roma dhe Feynoord  luanin për fazën e 1/8 të Europa League dhe tifozët miq nga holanda praktikisht shkatërruan gjithçka në kryeqytetin italian.

Pak ditë më vonë, në ndeshjen e kthimit, tifozët italianë iu përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Ditën e nesërme në Tiranë pritet të jenë të paktën 8 mijë tifozë të Feynoord  dhe akoma më shumë të Romës./albeu.com