Humbja me Rayo Vallecanon ka sjellë shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman nga stoli i Barcelonës. Ky sezon edhe pse nisi mirë, nuk pati vazhdimësi për katalanasit, e pozicioni i holandezit u vu shumë herë në dyshim.
Nga eksperti i merkatos, Romano përmes një postimi në “Facebook” konfirmoi se Xavi është favoriti për të pasuar Koeman.
Gjithashtu në listë është edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. /albeu.com