Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur ekipin e gjyqtarëve për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit, që pritet të zhvillohet të dielën në orën 21:00 në stadiumin Spotify Camp Nou. Ndeshjen do ta drejtojë Juan Martinez Munuera, ndërsa përgjegjësia për VAR-in i është ngarkuar Javier Iglesias Villanueva.
Diego Barbero dhe Miguel Martinez do të jenë gjyqtarë anësorë, ndërsa Jose Antonio Palomares është caktuar gjyqtar i katërt. Në dhomën VAR, Iglesias Villanueva do të ketë ndihmës Jose Antonio Lopez.
Të lidhura
None found
Për Munueran, kjo do të jetë El Clasico e pestë në karrierë. Ai i ka gjykuar të dyja skuadrat në La Liga gjatë këtij sezoni: Barcelonën në fitoren 3-1 ndaj Sevillas dhe Real Madridin në fitoren 4-0 ndaj Malagas.
Rregullat parashikojnë që emri i gjyqtarit të bëhet publik 24 orë përpara ndeshjes. Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) u përpoq ta ruante të fshehtë përzgjedhjen për shkak të presionit që shoqëron një përballje të tillë.






