Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj Manchester Cityt në përballjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Manchester City pësoi humbjen e parë në kampionat pas shtatë fitoreve radhazi në shtatë javët e para, nën drejtimin e Enzo Marescas.
Të lidhura
None found
Edhe pse mysafirët krijuan më shumë mundësi dhe patën më tepër iniciativë gjatë pjesës së parë, avantazhin e morën vendasit.
Aston Villa kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë. Nicolas Jackson e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të John McGinn, duke bërë që ekipi vendas të shkonte në pushim me rezultatin 1-0.
Pas intervalit, të dyja skuadrat u shfaqën më kërkuese në sulm. City arriti ta barazojë ndeshjen, por Villa reagoi shpejt dhe e riktheu avantazhin.
Erling Haaland shënoi në minutën e 52-të për 1-1, pas asistimit të Ilman Ndiaye. Megjithatë, në minutën e 60-të, Jakcson realizoi golin e dytë personal dhe vendosi shifrat 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Manchester City vazhdon të kryesojë me 21 pikë.
Në javën e ardhshme, Manchester City do të përballet në shtëpi me Brightonin, ndërsa Aston Villa do të presë Fulhamin.






